Izraeli do të vazhdojë të godasë organizatën paramilitare libaneze Hezbollah “kudo që të jetë e nevojshme”. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, një ditë pas sulmeve ajrore që shkaktuan dëme të mëdha në Liban.
“Ne vazhdojmë ta godasim Hezbollahun me forcë, saktësi dhe vendosmëri”, shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në rrjetin social X. Ai theksoi se mesazhi i Izraelit është i qartë: “Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të goditet”.
Netanyahu shtoi se Izraeli do të vijojë operacionet kundër Hezbollahut derisa të rikthehet plotësisht siguria për banorët e veriut të Izraelit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)