Prej orës 16:00 të kësaj të hëne ka hyrë në fuqi bllokada amerikane e Ngushticës së Hormuzit, e vendosur sipas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump. Ky zhvillim i ri ka ndikuar në rritjen e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, afati për hyrjen në fuqi të masës ishte caktuar në orën 16:00 sipas orës shqiptare. Zbatimi në terren nga forcat e armatosura amerikane nisi menjëherë. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) kishte deklaruar më herët se masa do të niste në kohën e përcaktuar.
Në deklaratat e saj, CENTCOM theksonte se bllokada do të zbatohej në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Girin Persik dhe në Gjirin e Omanit. Ndërkohë, vetëm pak minuta pas hyrjes në fuqi, Donald Trump ka paralajmëruar për pasoja të ashpra në rast shkelje të bllokadës.
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, presidenti amerikan deklaroi se çdo përpjekje e anijeve iraniane për t’iu afruar zonës së ndaluar do të përballet me reagim të menjëhershëm. Sipas tij, anijet e dyshuara do të “eliminohen menjëherë”, duke përdorur të njëjtën qasje që SHBA aplikon ndaj trafikut të drogës në det.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)