Droni amerikan 200 milionë dollarësh zhduket mbi Hormuz
Ende mbetet e paqartë nëse rrëzimi është shkaktuar nga një sulm i mundshëm iranian apo nga një defekt teknik.
18:17 1 ditë më parë11.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
FIFA përgatit planin e emergjencës nëse situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe Irani do ta ketë të pamundur që të marrë pjesë në event.
Një zhvillim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. FIFA po shqyrton një plan rezervë në rast se Irani nuk merr pjesë në turneun e kësaj vere në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare “The Athletic” dhe “ESPN”, situata e tensionuar politike në Lindjen e Mesme, mund të shkaktojë tërheqjen përfundimtare të përfaqësueses iraniane nga eventi. Kjo lidhet edhe me faktin që FIFA ka mohuar kërkesën e Iranit, për ti zhvilluar ndeshjet e fazës së grupeve jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara.
Nëse Irani nuk do të jetë pjesë e Botërorit 2026, FIFA po mendon të organizojë një mini-turne “play-off” ku do të marrin pjesë 2 ekipe nga Europa dhe 2 ekipe nga Azia. Ky format do të hapte një mundësi të jashtëzakonshme për skuadrat që humbën finalet e “play-off”, ku përmenden edhe emra të mëdhenj si Italia apo Polonia. Pikërisht këtu do të lindin të tjera keqardhje për tifozët shqiptarë.
Nëse Kombëtarja do të kishte arritur të paktën finalen e fazës “play-off”, ndoshta mund të na jepet edhe një tjetër shans për arritjen më të madhe në historinë e futbollit. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka deklaruar se “Irani do të luajë”, megjithatë FIFA përgatitet për çdo skenar. Burime pranë Konfederatës Botërore pohuan se po përgatitet edhe opsioni që një kombëtare tjetër të marrë vendin e iranianëve.
Raportohet se vendimi përfundimtar i FIFA-s lidhur me këtë çështje, do të merret deri më datë 30 prill. Nëse ky skenar realizohet, mund të kemi një rikthim të papritur në garë të disa prej kombëtareve më të njohura europiane, duke përfshirë edhe Italinë, me “të kaltërit” që nuk kanë arritur të kualifikohen në tre Botërorët e fundit me radhë.
Sipas shumë tifozëve dhe analistëve, ky gol është një nga më të bukurit e sezoneve të fundit dhe nëse nuk fiton çmimin e “Golit të Vitit”, atëherë do të ishte një “vjedhje” e vërtetë.
15:53 2 h më parë13.04.2026.
Autori
Sulmuesi i Berekum Chelsea, Dominic Frimpong është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje, teksa skuadra po kthehej nga një ndeshje e kampionatit kundër Samartex.
13:25 4 h më parë13.04.2026.
Autori
Situata e tensionuar ka vijuar edhe jashtë stadiumit, ku një grup tifozësh të Vllaznisë u afrua pranë daljes së sektorit të tifozëve miq, por ndërhyrja e policisë shmangu përplasjen.
12:51 5 h më parë13.04.2026.
AutoriMe këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
21:22 20 h më parë12.04.2026.
Autori
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
18:23 23 h më parë12.04.2026.
Autori
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
17:39 1 ditë më parë12.04.2026.
AutoriTakimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
16:51 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Një moment historik është regjistruar në futbollin gjerman, ku për herë të parë një grua merr drejtimin e një ekipi meshkujsh në Bundesligë.
13:39 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Adri Mehmeti po vazhdon të tërheqë vëmendjen në MLS, teksa 17-vjeçari shqiptar la gjurmë edhe në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami CF.
10:12 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Komente (0)