Netanyahu zbulon se kreu ndërhyrje për kancerin e prostatës: Tani jam i shëndetshëm

Ai tha se e vonoi publikimin e gjendjes së tij mjekësore me rreth dy muaj, duke kërkuar të parandalonte përdorimin e informacionit për qëllime propagande nga Irani, pasi gjatë përleshjeve në mars, qarkulluan thashetheme në internet për lëndimin ose edhe vdekjen e tij.

24.04.2026. 17:34

Netanyahu zbulon se kreu ndërhyrje për kancerin e prostatës: Tani jam i shëndetshëm

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se i është nënshtruar trajtimit për një tumor malinj të prostatës, pasi në 2024 kishte kryer edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale për hipertrofi beninje të prostates.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Netanjahu thekson se gjendja e tij është trajtuar me sukses dhe se është mirë me shëndet, teksa bën publik edhe vlerësimin e tij vjetor mjekësor.

Sipas raportit, kryeministri 76-vjeçar izraelit është në gjendje të mirë shëndetësore, me të gjitha analizat e gjakut dhe testet e aftësisë fizike që tregojnë se janë brenda kufijve normalë. Gjithashtu vihet re se funksioni i zemrës së tij mbetet i qëndrueshëm, pa probleme që nga vendosja e një stimuluesi kardiak në korrik të viti 2023.

Ai tha se e vonoi publikimin e gjendjes së tij mjekësore me rreth dy muaj, duke kërkuar të parandalonte përdorimin e informacionit për qëllime propagande nga Irani, pasi gjatë përleshjeve në mars, qarkulluan thashetheme në internet për lëndimin ose edhe vdekjen e tij.

“Dua të ndaj me ju tre gjëra: Së pari, falë Zotit, jam i shëndetshëm. Së dyti, jam në gjendje të shkëlqyer fizike. Së treti, pata një problem të vogël mjekësor në prostatë, i cili u trajtua plotësisht”, shkroi Netanjahu.

Siç shpjegoi ai, gjatë një kontrolli të planifikuar pas operacionit në dhjetor 2024, mjekët zbuluan një lezion të vogël, më pak se një centimetër, i cili u diagnostikua si një tumor malinj në një fazë shumë të hershme, pa metastaza.

Edhe pse fillimisht iu ofrua mundësia e monitorimit pa ndërhyrje të menjëhershme, kryeministri izraelit zgjodhi të vazhdonte me trajtimin. “Kur informohem në kohë për një rrezik të mundshëm, zgjedh ta trajtoj menjëherë. Kjo vlen si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë personal”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)