Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë”. Duke folur në një konferencë për fuqizimin e rolit të grave në demokracinë lokale, ai deklaroi se Rama ka lejuar depërtimin e grupeve kriminale ndërkombëtare në ekonomi dhe politikë.
Ai pretendoi se në Shqipëri “bosët e karteleve të drogës”, përfshirë edhe grupe si Sinaloa, kanë akses dhe ndikim, duke akuzuar qeverinë se u ka hapur dyert për investime të dyshimta. “Bosët e karteleve më të mëdha të drogës në botë e kanë derën e hapur në zyrën e kryeministrit, sepse paratë e tyre pastrohen në kulla dhe resorte turistike,” u shpreh Berisha.
Ai u ndal gjithashtu te projekti në Portin e Durrësit, duke e cilësuar atë si një zhvillim të lidhur me interesa kriminale dhe duke e krahasuar me “Dubain e 1001 netëve”. Sipas Berishës, ndërtimet në këtë zonë po kryhen me para të trafikut të drogës dhe kanë probleme strukturore.
Bosët më të mëdhenj të karteleve më të mëdha të drogës në botë si të Sinaloas e kanë derën e hapur në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë sepse lajnë paratë e tyre me preferencë në këto kullat e famshme dhe resortet turistike. Mbrëmë folëm për Dubai City-n e 1001 netëve në Durrës, i merr portin vendit dhe ndërton me kartelet e drogës me Franc Copjan, e morët vesh që ndërtimet kanë filluar të fundosen se janë të gjitha para droge,” shtoi ai.
Berisha shtoi gjithashtu akuza për mënyrën e qeverisjes së Ramës, të cilin e quajti “autokrat” dhe kritikoi ashpër sjelljen e tij në politikë dhe në institucione. “Shqipëria ka kryeministrin më mizogen në Evropë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministrave, i cili ka të përsëritura sekuestra të idiaminit në mbledhjet e qeverisë”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)