Gjysma e botës “po telefonon këtë burrë”: Situata globale është e çmendur
Një nga njerëzit më të pasur në botë po tërheq vëmendjen globale në një moment kritik për ekonominë dhe energjinë, ndërsa projekti i tij gjigant po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun ndërkombëtar.
Një nga njerëzit më të pasur në botë po tërheq vëmendjen globale në një moment kritik për ekonominë dhe energjinë, ndërsa projekti i tij gjigant po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për miliarderin afrikan Aliko Dangote, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 28.5 miliardë dollarë, i cili ka investuar pjesën më të madhe të kapitalit në një rafineri gjigante në Nigeri, një nga më të mëdhatë në botë. Siç thekson ai vetë, situata globale është “e çmendur” dhe kërkesa për naftë dhe produkte energjetike është rritur ndjeshëm, duke bërë që shumë aktorë të tregut të jenë të gatshëm të paguajnë çdo çmim.
Rafineria, e cila ka një kapacitet përpunimi prej rreth 650 mijë fuçi nafte në ditë, konsiderohet një projekt strategjik jo vetëm për Nigerinë, por për të gjithë Afrikën. Për dekada, vendi, megjithëse një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në rajon, ka qenë i detyruar të importojë karburant. Tani, kjo strukturë pritet të ndryshojë rrënjësisht këtë realitet, duke ulur varësinë nga importet dhe duke forcuar ekonominë vendase.
Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të fortë në tregjet ndërkombëtare, pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për zhvillime pozitive në bisedimet me Iranin.
Edhe pa përfshirë akcizën, TVSH-në dhe taksën e qarkullimit, përfaqësuesi socialist deklaroi se çmimi në Shqipëri rezulton deri në 40% më i lartë se në vendet e rajonit.
Ekspertët vlerësojnë se funksionimi i plotë i rafinerisë mund të rrisë prodhimin e brendshëm bruto të Nigerisë dhe të përmirësojë rezervat valutore, ndërsa ndikimi i saj shtrihet edhe në sektorë të tjerë si prodhimi i plehrave kimike dhe materialeve plastike.
Dangote, i cili e nisi karrierën si tregtar, sot drejton një konglomerat me ndikim në shumë sektorë, nga çimentoja te energjia. Ai thekson se zhvillimi industrial i Afrikës duhet të udhëhiqet nga vetë afrikanët, duke nënvizuar se investimet e brendshme janë kyçe për të ardhmen e kontinentit.
Megjithatë, projekti nuk ka kaluar pa kritika. Disa analistë theksojnë se fuqia e madhe ekonomike e një individi të vetëm mund të kufizojë konkurrencën në treg. Pavarësisht kësaj, ndikimi i Dangotes në ekonominë afrikane është i padiskutueshëm.
Me plane për zgjerim të mëtejshëm dhe investime të reja në vende të tjera afrikane, Dangote po shihet si një figurë që mund të ndryshojë balancat ekonomike në rajon dhe përtej tij.
Tregjet kanë hyrë vërtet në kushte të rritjes së paqëndrueshmërisë, ndërkohë që kanë forcuar rrezikun e përgjithshëm sistemik, por ato janë larg skenës së vitit 2008.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)