“Vëllazëri” diktatorësh, Lukashenko i dhuron pushkë automatike Kim Jong Un
Pamjet e shpërndara nga mediat shtetërore bjelloruse treguan Lukashenkon duke i paraqitur Kim-it atë që dukej të ishte një pushkë automatike. Lideri i Koresë së Veriut ju përgjigj me një gjest tallës të mbushjes së armës dhe i tha Lukashenkos më pas, "faleminderit".
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko i dhuroi homologut të tij koreano verior, Kim Jong Un një pushkë automatike gjatë vizitës së tij të parë në Phenian.
Momenti i kapur në kamera u shoqërua me batuta, me Lukashenkon që tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të ketë nevojë për armën "në rast se shfaqen armiq".
Pamjet e shpërndara nga mediat shtetërore bjelloruse treguan Lukashenkon duke i paraqitur Kim-it atë që dukej të ishte një pushkë automatike. Lideri i Koresë së Veriut ju përgjigj me një gjest tallës të mbushjes së armës dhe i tha Lukashenkos më pas, "faleminderit".
“Kështu është”, tha Lukashenko, duke shtuar: “Në rast se shfaqen armiq”.
Foto: X
Videoja gjithashtu tregoi Kim duke i paraqitur Lukashenkos një vazo të madhe mozaiku me një portret të liderit bjellorus, me udhëheqësin e Koresë së Veriut që shpjegoi po ashtu se për ta krijuar atë janë përdorur rreth 30 guaska deti.
Lukashenko tha ndër të tjera se fuqitë kryesore të botës "injorojnë dhe shkelin normat e së drejtës ndërkombëtare", duke u dukur sikur kritikojnë Shtetet e Bashkuara. Kim ndërkohë tha se Koreja e Veriut kundërshton "presionin e paligjshëm mbi Bjellorusinë nga Perëndimi".
Përveç traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, të dy palët ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorë që variojnë nga bujqësia deri te informacioni, thanë mediat shtetërore bjelloruse.
Vizita u përfundua me shoqërimin personal të Lukashenkos nga Kim në aeroport për një "lamtumirë të ngrohtë".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Ai përmendi si shembull luftën në Afganistan, duke theksuar se përpjekjet për të imponuar ndryshime politike nga jashtë shpesh kanë sjellë pasoja negative.
Deklarata vjen në një moment kritik të përshkallëzimit të tensioneve me Iran, ndërsa ngushtica mbetet një pikë kyçe strategjike për furnizimin global me naftë.
Ebrahim Zolfaghari, një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, njësia më e lartë komanduese operative e vendit që koordinon forcat e armatosura, ka thënë në një deklaratë se Irani ka shënjestruar një depo "që grumbullon sisteme ukrainase kundër dronëve" në Dubai.
Komente (0)