“Ariu i ujit”, gjallesa mikroskopike që nuk ngordh as në kushtet më ekstreme
Cilësohen kampionë të mbijetesës. Tardigradët janë kafshët thuajse të panjohura që i rezistojnë të ngrohtit dhe të ftohtit ekstrem, por edhe udhëtimeve në hapësirë.
Studimi dhe vëzhgimi i natyrës ka shërbyer gjithmonë si burim frymëzimi për njerëzimin. Në këtë kuadër, biomimetika, e cila është disiplina që zhvillon zgjidhje teknologjike duke u bazuar te natyra, ka marrë zhvillim të madh vitet e fundit.
Mes organizmave më të mahnitshëm dhe që ka marrë vëmendjen e shkencëtarëve janë tardigradët. Ndryshe ata njihen si “Arinjtë e ujit”. Pavarësisht këtij epiteti, bëhet fjalë për gjallesa jo vertebrore, të cilët kanë përmasa mikroskopike. Për herë të parë u zbuluan në vitin 1773 nga natyralisti gjerman Johann A.E. Goeze.
Foto nga web
Edhe pse mund të shihen vetëm me mikroskop, ata cilësohen ndër gjallesat me rezistencën më të madhe në botë. Deri më tani janë klasifikuar rreth 1,500 specie të Tardigradëve. Ata janë vetëm disa dhjetëra mikrometra në madhësi, kanë tetë këmbë dhe kur i sheh në mikroskop i ngjasojnë një brumbulli të vogël.
Ata kanë muskuj dhe sistem tretës, ushqehen me qeliza bimore dhe mikroorganizma, por nuk përjashtojnë as kanibalizmin. Pavarësisht pamjes së çuditshme dhe trurit primitiv, tardigradët jetojnë në thuajse të gjitha ekosistemet. Nga myshku, deri në thellësitë e detit. Kjo specie mund të përballojë dhe të mbijetojë në kushte ekstreme, ku shumica e organizmave të tjerë të globit nuk do t’ia dilnin.
Eksperimentet kanë treguar se tardigradët mund të mbijetojnë në:
-temperaturë nga -200°C deri +150°C
-mungesë totale të ujit
-rrezatim kozmik
-udhëtime në hapësirë
Foto nga web
Një shembull i jashtëzakonshëm ishte është ai i tardigradëve të gjetur në Antarktidë në vitin 1983. Ata u ngrinë në temperaturë -20°C dhe në 2014-ën u rianimuan. Një prej tyre u riprodhua menjëherë pas “zgjimit”. Sekreti i rezistencës së tyre mendohet se është gjendja e letargjisë ekstreme, ku metabolizmi thuajse pushon. Kur mungon lagështia, tardigradi nxjerr ujin, mbron ADN-në dhe qelizat me molekula specifike dhe merr formën e një sfere.
Studimet mbi tardigradët nuk janë thjesht kuriozitet biologjik. Ato mund të frymëzojnë robotikën, mjekësinë dhe hulumtimet hapësinore, duke shfaqur mënyra të reja për të përballuar kushtet ekstreme, me të cilat njerëzimi dhe teknologjia mund të përballen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)