Një grua ka thënë se është ndjerë e "dhunuar" pasi ka gjetur një kamerë transmetimi të drejtpërdrejtë të fshehur brenda një tualeti që e kishte përdorur gjatë një takimi në një restorant.
Nëna 32-vjeçare, nënë e një fëmije, ishte në një takim me partnerin e saj në një restorantin tajlandez në Leicester, midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kur gjeti kamerën dhe njoftoi stafin.
Policia e Leicestershire u njoftua dhe kreu një hetim, por ende nuk janë bërë arrestime nga policia.
"Më bën të ndihem keq, jam përpjekur të distancohem nga kjo, por kushdo që e ka bërë këtë ka fituar, tani ka pamje për mua", është shprehur ajo.
Gruaja, punonjëse e NHS kishte vizituar restorantin më 30 dhjetor kur pasi kishte ngrënë, i duhej të përdorte tualetin. Por pasi përdori tualetin kuptoi se kishte një kamerë të zezë, me letër kuzhine të mbështjellë rreth saj, nën kapakun e tualetit me një lente të zezë të dukshme. Kamera më vonë u gjet e lidhur me internetin.
"Mendimi i dikujt që po më shikonte, veçanërisht në një zonë kaq private, më frikësoi. Është një gjë shumë e pakëndshme për t'u menduar, që dikush e ka atë tani. Duhet të ketë pasur kaq shumë njerëz që vizitonin atë tualet.", tha ajo.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)