Kryeqyteti i Kosovës vijon të jetë pa transport publik për të katërtën ditë radhazi, si pasojë e protestës së transportuesve urbanë dhe atyre privatë. Sindikata e Trafikut Urban ka bërë të ditur se ndërprerja e shërbimeve do të vazhdojë edhe sot, me protestën që pritet të nisë në orën 11:00 para Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kryetari i sindikatës, Ilmi Gashi, deklaroi për mediat se greva do të mbetet në fuqi deri në momentin kur Komuna e Prishtinës të shlyejë borxhet ndaj operatorëve të transportit publik dhe privat.
“Protesta vazhdon edhe sot nga ora 11:00, pranë Kuvendit Komunal të Prishtinës, aty ku është edhe burimi i detyrimeve që na janë imponuar. Kërkojmë që Komuna të shlyejë borxhet ndaj Trafikut Urban dhe ndaj gjithë sektorit të transportit publik,” tha Gashi.
Ai kërkoi falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimeve, duke theksuar se protesta është e domosdoshme për zgjidhjen e krizës financiare.
“Ne iu kërkojmë ndjesë qytetarëve të Prishtinës për pamundësinë për t’i shërbyer, por situata na ka detyruar të ndërmarrim këtë hap,” tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)