Balliu kërkon interpelancë urgjente: Policia e Shtetit e ekspozuar ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, Klevis Balliu, ka kërkuar interpelancë urgjente në Kuvend me Ministrin e Brendshëm për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërinë e Policia e Shtetit ndaj korrupsionit.

30.03.2026. 10:08

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, Balliu theksoi se raportet ndërkombëtare kanë evidentuar vazhdimisht ekspozimin e strukturave ligjzbatuese ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal. “Raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal”, u shpreh ai.

Sipas tij, depërtimi i elementëve kriminalë në polici përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e vendit. “Kur elementë kriminalë arrijnë të depërtojnë në strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin, kjo përbën jo vetëm një problem institucional, por edhe një rrezik serioz për sigurinë kombëtare”, deklaroi Balliu.

Ai kërkoi transparencë mbi emërimet dhe mekanizmat e kontrollit të integritetit, duke vënë në dyshim efektivitetin e reformave. “Qartazi ky proces ka dështuar”, theksoi ai, duke shtuar se fenomeni i inkriminimit është rezultat i një degradimi të gjatë institucional.

Balliu kërkoi që ministri të japë shpjegime në Kuvend, duke theksuar se publiku ka të drejtë të dijë nëse kjo situatë vjen nga paaftësia apo nga bashkëpunimi me krimin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)