Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri të ditur se protesta e radhës e demokratëve do të jetë më 17 prill.

28.03.2026. 12:31

"Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj", tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)