Presidenti Begaj emëron Edmond Vocin në krye të Forcës Ajrore

Ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore shqiptare janë zyrtarizuar këtë të hënë, me një vendim të Presidentit të Republikës që prek nivelet më të larta të komandës ushtarake.

30.03.2026. 10:17

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore, duke zëvendësuar në këtë post Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, me dekret nr. 164, datë 30 mars 2026, është vendosur lirimi nga detyra i Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo si Komandant i Forcës Ajrore. Ndërkohë, me dekret nr. 165, po në të njëjtën datë, është bërë emërimi i Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në këtë funksion të rëndësishëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)