Tërmet i fortë në Greqi, banorët dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë Rihter është regjistruar në Thesproti, 5 km në lindje të Leptokarisë.

03.04.2026. 10:48

Tërmet i fortë në Greqi, banorët dalin në rrugë

Një tjetër tërmet relativisht i fortë është regjistruar mëngjesin e së premtes në Greqi.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti me magnitudë 3.9 ballë Rihter u regjistrua në Thesproti, me epiqendrën 5 kilometra në verilindje të Leptokarisë.

Lëkundjet ishin të forta dhe një pjesë e mirë e banorëve të këtyre zonave dolën në rrugë në panik e sipër.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme nga tërmeti teksa ekipet e emergjencës kanë dalë në terren për evidentimin e çdo problematike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)