Trump shkarkon Pam Bondi nga posti i Prokurores së Përgjithshme në SHBA

Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë çështjes për mediat amerikane. Sipas njoftimit, Bondi do të zëvendësohet përkohësisht nga zv.prokurori Todd Blanche.

02.04.2026. 22:04

Trump shkarkon Pam Bondi nga posti i Prokurores së Përgjithshme në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të shkarkojë Pam Bondi nga detyra e Prokurores së Përgjithshme. Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë çështjes për mediat amerikane. Sipas njoftimit, Bondi do të zëvendësohet përkohësisht nga zv.prokurori Todd Blanche.

Ai do të marrë detyrën në mënyrë të përkohshme, siç është konfirmuar edhe nga vetë Trump. Në një mesazh të publikuar në platformën “Truth Social”, Trump e vlerësoi Bondi si “një patriote të madhe amerikane dhe një mike besnike”, duke theksuar se ajo ka shërbyer me përkushtim gjatë vitit të fundit në këtë detyrë.

Ai shtoi se ajo do të kalojë në një rol të ri, të rëndësishëm në sektorin privat, i cili pritet të bëhet publik së shpejti. Presidenti gjithashtu e falënderoi për punën e saj, duke nënvizuar se gjatë mandatit të saj është zhvilluar një fushatë e gjerë kundër krimit në vend, ndërsa niveli i vrasjeve ka rënë në një nga nivelet më të ulëta historike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)