Bota e muzikës është në zi pas ndarjes nga jeta të Alan Osmond, një prej figurave kyçe të grupit të famshëm “The Osmonds”, i cili ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Sipas familjes, artisti u nda nga jeta të hënën, pas një beteje 40-vjeçare me sëmundjen e sklerozës multiple, i rrethuar nga njerëzit më të afërt. Në reagimin e familjes theksohet se ai ishte një burim frymëzimi për shumë persona. “Qasja e tij pozitive ishte një frymëzim për shumë njerëz, ndërsa ai i kushtoi një pjesë të madhe të kohës së tij aktiviteteve për ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje”, thuhet në deklaratë.
Alan Osmond u bë i njohur që në vitet ’60, kur performonte me vëllezërit e tij në emisionin “The Andy Williams Show”. Karriera e tij muzikore nisi që në moshën 12-vjeçare, ndërsa më vonë grupi arriti famë botërore si një fenomen i muzikës pop në vitet ’70.
Ai ishte një nga kompozitorët kryesorë të grupit, duke kontribuar në disa prej hiteve më të njohura si “One Bad Apple” dhe “Crazy Horses”.
Përveç muzikës, Osmond ishte aktiv edhe në fushën e bamirësisë dhe motivimit, duke themeluar organizata dhe duke ndihmuar të tjerët të përballen me sëmundjen. “Mund të kem MS, por MS nuk më ka mua”, ishte një nga mesazhet që ai përcillte shpesh.
Vdekja e tij vjen një vit pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij Wayne Osmond.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)