Pyetet 1 orë e 30 minuta nga prokurorët e posaçëm, Bamir Topi “kyç gojën” pas daljes nga SPAK
Ish-Presidenti Bamir Topi "ka kyçur gojën" kur u pyet nga gazetarët pas daljes nga SPAK, në lidhje me marrjen në pyetje të tij për çështjen e "21 Janarit". Ai tha vetëm se ka folur pa fund për atë ngjarje më parë, por do të heshtë në kushtet kur dosja po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Një orë e 30 minuta ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme, ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili është pyetur në cilësinë e personit në dijeni për çështjen e “21 Janarit”.
Ish-kreu i Shtetit në dalje të SPAK dha një prononcim të shkurtër për mediat, duke thënë se nuk mund të japë detaje në kushtet kur çështja është nën hetim.
“Unë kam folur, më parë kam folur pa fund për 21 Janarin. Kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Kam folur vazhdimisht për ‘21 janarin’ në respekt të transparencës ndaj publikut. Por duke qenë se është proces nën hetim nuk them dot më shumë se kaq”, deklaroi Topi.
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku pritet të pyetet për çështjen e “21 Janarit”. Topi ka qenë President në 2011-ën, kur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, 4 protestues u vranë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë një proteste të thirrur nga PS.
Prokuroria e Posaçme ka reaguar duke sqaruar se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga kjo strukturë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)