Një zhvillim i paprecedentë politik dhe institucional pritet të marrë formë në Kuvend, ku Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të nisë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja do të zhvillohet në praninë e drejtuesve të lartë të Prokurorisë së Posaçme.
SPAK do të përfaqësohet nga drejtuesi i ri i institucionit, Klodian Braho, prokurori i çështjes Dritan Prençi dhe prokurorja Dorina Bejko. Ata do të paraqesin argumentet ligjore, mbi bazën e të cilave kërkohet heqja e imunitetit dhe autorizimi i arrestimit për Ballukun.
Prokuroria ka kërkuar që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës konfidenciale të provave. Një pjesë e materialeve hetimore, përfshirë një USB me të dhëna, është vendosur në ruajtje të posaçme në Kuvend. Pikërisht kjo çështje ka shkaktuar përplasje politike mes opozitës dhe mazhorancës mbi mënyrën e administrimit të provave.
Sipas dokumentacionit të dorëzuar në Kuvend, SPAK dyshon se Balluku ka qenë e përfshirë në manipulimin e të paktën 11 tenderave, me një vlerë totale që arrin në rreth 1.2 miliardë euro. Prokuroria pretendon gjithashtu se ajo ka ndikuar te dëshmitarët dhe se ekziston rreziku i pengimit të hetimit apo kryerjes së veprave të tjera penale nëse mbetet në liri.
Procedura parlamentare nuk ka afate të ngurta për shqyrtimin e kërkesës, por Këshilli i Mandateve ka detyrimin që pas përfundimit të diskutimeve, të hartojë një raport brenda dy javësh, i cili më pas i paraqitet seancës plenare për votim. Nëse Kuvendi nuk merr një vendim brenda tre muajve, kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar.
Ndërkohë, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për Ballukun, ndërsa çështja e pezullimit nga detyra është shtyrë, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi konfliktin e kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së. Përkohësisht, Kushtetuesja e ka rikthyer Ballukun në detyrë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)