“Duam ujë”, me bidona në duar qytetarët e Vlorës në protestë, ndërpresin mbrëmjen gala në teatrin “Petro Marko"
Dhjetëra qytetarë të Vlorës dhe anëtarë të FRPD-së kanë protestuar në mbrëmje për mungesën e ujit të pijshëm, tashmë prej tre ditësh. Në shenjë simbolike, me bidona në duar e thirrjen "duam ujë", ata mësynë në sallën e teatrit "Petro Marko" duke ndëprerë mbrëmjen gala të Bashkisë Vlorë për fundvit.
Dhjetëra qytetarë dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Vlorës kanë protestuar këtë të diel për mungesën e ujit të pijshëm, problem me të cilin po përballen prej tre ditësh në qytetin bregdetar.
Të revoltuar, protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku punonjës të Bashkisë Vlorë po merrnin pjesë në një mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit.
Me shishe dhe bidona uji bosh në duar, qytetarët shprehën simbolikisht pakënaqësinë e tyre për një problem jetik që, sipas tyre, përsëritet pothuajse çdo ditë. Thirrja kryesore e protestës ishte: “Duam ujë”.
Situata u tensionua mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat ndodheshin në ambientet e teatrit. Nëndrejtori i Policisë së Shtetit në Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj, u bëri thirrje protestuesve të lirojnë sallën ku po zhvillohej aktiviteti i bashkisë.
Drejtori i Ujësjellësit në Vlorë, Ermal Murati, u ka kërkuar falje qytetarëve për problemin e tejzgjatur të furnizimit me ujë që vijon prej tre ditësh për shkak të një avarie në një nga tubacionet kryesore 1000 mm. Ai ka premtuar një zgjidhje për furnizimin e zonës së Lungomares deri në orën 18:00.
Vlora, prej 3 ditësh vuan mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë një defekt në tubacionin kryesor, teksa mësohet se spitali po furnizohet nga zjarrfikëset.
Pas ndërprerjes së shfaqjes, qytetarët vijuan protestën në shesh përpara teatrit, duke kërkuar një zgjidhje konkrete për furnizimin me ujë të pijshëm. Mes protestuesve kishte edhe emigrantë, të cilët kanë theksuar se janë kthyer në atdhe për të festuar, por janë përballur me mungesën e ujit.
Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare se kur do të zgjidhet problemi dhe paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga protestat, sidomos në prag të festave të fundvitit.
Qytetarët kanë njoftuar një tjetër protestë, e cila do të mbahet nesër, të hënën, në orën 10:00, përpara ambienteve të Bashkisë Vlorë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)