Tre ditë trafik, paralizohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Elbasan-Librazhd
Për të tretën ditë radhazi, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd–Elbasan vijon të jetë tejet i mbingarkuar, duke sjellë kaos dhe vonesa për mijëra drejtues mjetesh.
Aksi rrugor Prrenjas-Elbasan është paralizuar nga trafiku për pasditen e tretë radhazi, teksa fluksi i mjeteve që kthehen nga Juglindja drejt Tiranës, por edhe atyre që largohen nga vendi përmes pikës doganore të Kapshticës pas festave të fundvitit është rritur këtë të dielë.
Mësohet se trafiku është rënduar ndjeshëm dhe radha e automjeteve të bllokuara shkon në disa kilometra, nga kthesat e Murrashit deri në Labinot Fushë.
Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet e aksit rrugor Elbasan-Librazhd ka krijuar radhë të gjata dhe trafik të rënduar.
Situata problematike në këtë nyje nevralgjike të qarkullimit rrugor vijo për të tretën ditë radhazi, duke sjellë kaos dhe vonesa të shumta për mijëra drejtues mjetesh.
As prania e shtuar e forcave të Policisë Rrugore nuk i ka dhënë zgjidhje problemit, ndërsa situata rëndohet edhe më tepër për shkak të amortizimit të këtij aksi rrugor në zona të caktuara, veçanërisht te Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)