Me çizme deri në gju, ministri i Drejtësisë inspekton burgun e përmbytur të Durrësit
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka zbarkuar në terren duke inspektuar situatën e rënduar nga përmbytjet në burgun e Durrësit, aty ku qëndrojnë pas hekurave ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Situata e rënduar nga moti i keq në qarkun e Durrësit nuk ka kursyer as institucionin e vuajtjes së dënimit në këtë qytet, i cilësuar shpesh si burgu i VIP-ve për shkak se aty qëndrojnë pas hekurave disa politikanë, që ndodhen në proces hetimi nga SPAK.
Mësohet se kati i pari i burgut të Durrësit është përmbytur plotësisht pas sasisë së lartë të reshjeve që kanë rënë këtë të martë. Si pasojë është marrë vendimi nga Drejtoria e Burgjeve që të paraburgosurit të ngjiten në katet e sipërme.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika në qytetin e Durrësit. Shumë akse janë nën pushtetin e ujit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në burgun e Durrësit. Një pjesë e të dënuarve raportohet të jenë zhvendosur nga qelitë e tyre, teksa po punohet me pompa për normalizimin e situatës.
Situata tepër komplekse ka bërë që në Durrës të mbërrijë vetë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamanllari, i cili u pa duke hyrë në ambientet e burgut me mushama kundër shiut dhe çizme.
Pasi inspektoi nga afër situatën, Lamallari tha për mediat se janë marrë masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes. Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose tha se situata është nën ikontroll.
“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin në katet më sipër. Në mbështetjen tonë kemi edhe pompat me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes për të larguar ujin”, tha ministri i Drejtësisë.
Vlen të theksojmë se në burgun e Durrësit ndodhen ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)