Betejë me flakët dhe frikë nga shpërthimi i bombulave të gazit në tregun e rrobave të përdorura
Prej afro tre orësh, 70 forca zjarrëfikëse dhe rreth 20 mjete të angazhuara në betejën me zjarrin e madh në Tiranë. Zgjerohet perimetri i sigurisë, e gjithë zona pa drita.
Vijon të mbetet alarmante situata me zjarrin e përmasave të mëdha, që përfshiu ish-Uzinën Dinamo në Tiranë, që funksionon edhe si tregu i rrobave të përdorura në kryeqytet. Prej afro tre orëve, 70 forca zjarrëfikëse dhe 15 deri në 20 mjete janë të angazhuar në betejën me flakët.
Foto: LSA
Zjarri është përhapur në disa pjesë të magazinave, duke dalë edhe në rrugën kryesore dhe kjo ka detyruar policinë që të zgjerojë perimetrin e sigurisë rreth vatrave. Ndërhyrja po bëhet e kujdesshme, edhe pas sinjalizimeve se në ambientet e magazinave dhe dyqaneve mund të ketë bombula gazi, të cilat kanë rrezik të shpërthejnë.
Foto: LSA
Një tjetër masë sigurie e marrë shkëputja heqja e linjave elektrike të të gjithë zonës përreth. Zjarri në rrugën “5 Maji” vijon, e teksa zjarrëfikësit po mundohen që të vendosin flakët nën kontroll, disa tregëtarë kanë nxjerrë në rrugë mallrat që shesin, për të evituar dëme të mëtejshme në bizneset e tyre.
Për momentin nuk raportohet për asnjë person të lënduar apo të asfiksuar nga tymi i madh. Mbetet për tu sqaruar arsyeja e kësaj zjarri, edhe pse dyshimet e para idhen me një shkëndijë elektrike.
Foto: LSA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)