Aksidentohen katër makina në Lezhë, një grua shtatzënë përfundon në spital
Ishte pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Fatmirësisht, burime nga spitali njoftuan se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident zinxhir është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Shkodër. Në aksident u përfshinë katër automjete.
Nga informacionet paraprake, sipas rindërtimit të ngjarjes, fillimisht dy makina u përplasën mes tyre. Në tentativë për të shmangur aksidentin, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira provoi një manovër devijimi, duke goditur edhe dy mjete të tjera.
Foto nga video
Si pasojë e përplasjes, një grua shtatzënë është transportuar në Spitalin e Lezhës për kontrolle mjekësore. Ajo ishte pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Fatmirësisht, burime nga spitali njoftuan se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga një prej drejtuesve të mjeteve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka mbrojtur Policinë e Shtetit për ngjarjet e shënuara në protestën e fundit të opozitës. Sipas saj, efektivët nuk ushtruan dhunë dhe vepruan sipas ligjit.
New York Times e përshkruan “Diellën”, ministren virtuale të Shqipërisë, si një simbol paradoksal të luftës kundër korrupsionit, në një realitet ku institucionet që e krijuan dhe e menaxhojnë atë janë vetë nën hetim penal për abuzime.
Komente (0)