Një dhuratë nga burgu për ministrin e Drejtësisë, Lamallari: Të rinjtë nuk duhen braktisur

Në zyrën e minsitrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari është shtuar një pikturë e re, përmes së cilës ai përcjell dhe mesazhin se fëmijët e të rinjtë nuk duhen braktisur.

26.01.2026. 09:00

Një dhuratë nga burgu për ministrin e Drejtësisë, Lamallari: Të rinjtë nuk duhen braktisur

Në zyrën e minsitrit të Drejtësisë është shtuar një pikturë e re, përmes së cilës ai përcjell dhe mesazhin se fëmijët e të rinjtë nuk duhen braktisur.

Në një postim në rrjetet sociale ministri Besfort Lamallari ka postuar pikturën që i ka dhuruar Floriani, një i ri i burgosur, e që ai e ka vendosur përballë skrivanisë së tij për të reflektuar për të bërë gjithmonë gjënë e duhur dhe të drejtë. Floriani ndodhet në burg për shkak të një sage gjakmarrjeje të famijes së tij.

"Kjo pikturë e Florianit, një i ri i privuar nga liria është dhurata më e veçantë dhe kuptimplotë, e cila qëndron tashmë përballë skrivanisë time, me 1 milionë arsye për të bërë gjithmonë gjënë e drejtë dhe të duhur, pavarësisht sfidave apo momenteve më të dobëta që na servir jeta, gjërave të mbrapshta që kemi trashëguar, duke përfshirë mendësitë atavike, presionin shoqëror apo moralizimin mbi ‘nderin’ dhe ‘hakën’! 
Floriani ishte vetëm 4 vjeç kur humbi thuajse gjithçka…një tragjedi familjare e mbërthyer në një sagë gjakmarrjeje, e cila vite më pas do të përfshinte dhe vetë atë, ndonëse ende me forcën e gjykimit, emocionet dhe brishtësinë e një të mituri përballë presionit shoqëror mbytës, moralizimit të dalë boje dhe ‘gjyqeve’ publike të tjetrit, të cilat për fat të keq mbeten ende sot e kësaj dite, sporti i preferuar kombëtar për të shumtë midis nesh! 
Në çdo penelatë ka reflektim, pendesë, shpresë dhe një thirrje të heshtur për t’u parë jo si gabim, por si njeri! 🙏🏻
Pas mureve të larta dhe dyerve të mbyllura të Institutit për të Miturit në Kavajë, ka kaq shumë ëndrra që kërkojnë dritë.
Kjo pikturë është një kujtesë se fëmijët dhe të rinjtë nuk duhen braktisur kurrë — as kur gabojnë. Sepse besimi, kujdesi dhe ngrohtësia njerëzore në momentin e duhur mund të ndryshojnë më shumë se një jetë.
Faleminderit Florian për këtë mesazh të paçmueshëm, i cili buron nga talenti yt që rrjedh në deje dhe nga forca shpirtërore për të lënë pas të shkuarën dhe pikturosh të ardhmen me ngjyrat që vetëm ti do të zgjedhësh, ashtu si në këtë kujtim plot shpresë dhe dritë, të cilin do ta ndaj me një kënaqësi të veçantë dhe shumë besim tek ty me këdo që mirëpres në Ministria e Drejtesise", shkruan ministri Lamallari.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)