"Do mbështesim planin për Gazën", Rama takon Netanjahun: Nuk u mblodhëm në mitingje kundër Izraelit

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Tel Aviv është takuar me homologun izraelit, Benjamin Netanjahu. Gjatë konferencës së përbashkët Rama tha se mbështet planin për Gazën duke e falenderuar Netanjahun për mbështetjen gjatë sulmit kibernetik nga Irani.

26.01.2026. 14:40

"Do mbështesim planin për Gazën", Rama takon Netanjahun: Nuk u mblodhëm në mitingje kundër Izraelit

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Tel Aviv është takuar me homologun izraelit, Benjamin Netanjahu. Gjatë konferencës së përbashkët Rama tha se mbështet planin për Gazën duke e falenderuar Netanjahun për mbështetjen gjatë sulmit kibernetik nga Irani. 

"Edhe pse popullsia shqiptare, me shumicë myslimane, u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, me vuajtjen e popullit të thjeshtë palestinez, gjatë luftës në Gaza, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit, e as projektuan zemëratën e tyre për dhimbjen e tmerrshme të popullit palestinez, mbi numrin në rritje të vizitorëve hebrenj në vendin tonë. Kjo përbën një kontrast shumë të theksuar me atë çka për fat të keq ka ndodhur në shumë pjesë të tjera të Evropës, ku antisemitizmi edhe një herë u shndërrua në një prani thellësisht trazuese. Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, po aq sa qëndron kundër islamofobisë. Ne qartësisht refuzojmë të lejojmë urrejtjen apo diskriminimin të udhëheqë mendimin, veprimet apo marrëdhëniet tona me popuj e vende të tjera", tha Rama.

Ndërsa Netanjahu nga ana e tij tha se Shqipëria qëndroi në krahë të së vërtetës. "Ju qëndroni me kurajë kundër atyre që duan t’ju sprapsin, ju qëndroni krahë së vërtetës, ju qëndruat krahë Izraelit kur u sulmuam nga barbarët, busulla juaj morale nuk u lëkund, dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe që ju shënjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj dhe mendoj për ato segmente njerëzimi që duan që e vërteta të mbrohet e të mbrohen vlerat morale që bashkëndajmë. Po kështu e jo çuditërisht, ne po ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe numri i turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri është rritur me 800%, ndoshta 1000, dhe së shpejti do të bëhen shumë më tepër. Dhe mund t’ju them të gjithë izraelitëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm, kështu që shkoni atje, kjo ishte e para. 
E dyta kemi kompani investuese izraelite, të cilat, dinë që ka një mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri, ka një orientim drejt tregut të lirë dhe që ka gjëra që mund të zhvillohen së bashku me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem, mendoj nesër me praninë e Kryeministrit Rama dhe kjo është diçka që mendoj se do të çojë përpara lidhjet ekonomike", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)