“Dhuna e pajustifikueshme”, Delegacioni i BE-së për protestën e opozitës: Aktorët të distancohen

Sipas Delegacioni të Bashkimit Europian, opozita ka një rol tejet të rëndësishëm në jetën demokratike të vendit.

24.03.2026. 15:43

“Dhuna e pajustifikueshme”, Delegacioni i BE-së për protestën e opozitës: Aktorët të distancohen

Liria e tubimit dhe protestat janë e drejtë themelore, e cila garantohet nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian. Megjithatë, pas protestës së fundit të opozitës, e cila u shoqërua nga të tjera ngjarje të dhunshme, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagoi.

Në qëndrimin e përfaqësisë së BE-së, përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Madje, Delegacioni i ka kërkuar aktorëve politikë, që të distancohen prej saj.

“Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj”, thuhet në reagim.

Sipas Delegacioni të Bashkimit Europian, opozita ka një rol tejet të rëndësishëm në jetën demokratike të vendit. Aty nënvijëzohej se PD dhe partitë e tjera opozitare duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive në parlament, veçanërisht në kuadër të reformave kyçe të vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)