Kisha Katolike Shqiptare ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve në kuadër të 130-vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë, një moment i veçantë për komunitetin katolik në vend.
Në këtë vit jubilar, Kisha Katolike i ka dërguar një ftesë zyrtare Papa Leonit XIV për të vizituar Shqipërinë dhe për të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore.
Ftesës së Kishës i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë vizitës së tij në Vatikan në muajin shkurt konfirmoi publikisht se kishte ftuar Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë në këtë përvjetor të rëndësishëm.
Më 5 shkurt, Rama u prit në Pallati Apostolik nga Papa Leoni XIV, ku zhvilluan një takim të përqendruar në çështje me interes të përbashkët.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi situatën në Ballkan, si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”, njoftoi asokohe zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)