Ka përfunduar afati për aplikimet në Kuvendin e Shqipërisë për pozicionin e Komisionerit të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Sipas të dhënave, mësohet se aktualisht kanë shprehur interesin e tyre 7 kandidatë për këtë pozicion, ndryshe nga viti i kaluar kur Kuvendi hapi garën dhe kandidoi vetëm gjyqtarja kushtetuese Sonila Bejtja.
Në emrat që bien në sy këtë herë për Komisioner janë atë të ish-kreut të KLP, Alfred Balla dhe ish-drejtueses së vettingut Genta Bejtja.
Lista e plotë e kandidatëve:
Alfred Balla, Brunilda Menalla, Rozeta Ivanova, Genta Tafaj, Ermonela Xhafaj, Brikena Luto, Sonila Hysi Ruka.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi drejtohet aktualisht nga Robert Gajda, mandati i të cilit ka përfunduar ligjërisht 3 vite më parë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)