"Zbardhet" pranvera, dëborë deri në 40 centimetra, vështirësi në qarkullim në disa akse
Temperaturat e ulëta kanë rikthyer surprizën e dimrit në mes të pranverës, duke sjellë reshje dëbore në disa zona të Shqipërisë dhe duke krijuar vështirësi si në qarkullim, ashtu edhe për sektorin bujqësor.
Temperaturat e ulëta kanë rikthyer surprizën e dimrit në mes të pranverës, duke sjellë reshje dëbore në disa zona të Shqipërisë dhe duke krijuar vështirësi si në qarkullim, ashtu edhe për sektorin bujqësor.
Gjatë orëve të natës, reshjet e dëborës kanë përfshirë kryesisht zonat malore si Mali i Dajtit, Gjinarin dhe Fushë-Studën në Elbasan, ndërsa në Llogara situata është bërë më problematike për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve. Autoritetet kanë rekomanduar përdorimin e zinxhirëve ose kalimin nga tuneli.
Në veri të vendit, në Shkodër, trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 centimetra në zonën e Qafë Thores, ndërsa në disa akse si Dedaj-Bogë dhe Bogë-Theth është punuar për të mbajtur rrugët të hapura.
Territori shqiptar do të ndikohet këtë të premte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell, kryesisht në ultësirën perëndimore.
Edhe në qarkun e Dibrës dhe në Bulqizë, reshjet kanë zbardhur zonat mbi 300 metra, duke vështirësuar lëvizjen në rrugët rurale dhe duke shqetësuar fermerët, pasi temperaturat nën zero mund të dëmtojnë kulturat në lulëzim.
Në juglindje, dëbora është rikthyer në zonat përreth Pogradecit dhe në akset Qukës-Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, ndërsa në disa zona të Korçës janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra abonentë.
Pavarësisht situatës, autoritetet bëjnë apel për kujdes në qarkullim, ndërsa theksojnë se akset kryesore mbeten të kalueshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur në konferencën me gazetarët nëse janë opsion ngujimi në Parlament apo çadrat, pasi protestat nuk po e arrijnë qëllimin e tyre.
Komente (0)