29 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët në kërkim të drejtësisë

Tragjedia e Otrantos është ndër tragjeditë më të rënda të vendit, në vitin e mbrapshtë 1997, ku humbën jetën 81 persona. Familjarët e tyre kanë përkujtuar sot në Vlorë viktimat, duke hedhur në det lule në kujtim të tyre.

28.03.2026. 10:44

29 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët në kërkim të drejtësisë

Tragjedia e Otrantos është ndër tragjeditë më të rënda të vendit, në vitin e mbrapshtë 1997, ku humbën jetën 81 persona.

Familjarët e tyre kanë përkujtuar sot në Vlorë viktimat, duke hedhur në det lule në kujtim të tyre. 

Ata vijojnë të kërkojnë drejtësi për tragjedinë e ndodhur dhe jetët e humbura. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit homazhet u bënë me iniciative të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht deputete e qarkut të Vlorës, Eriona Ismaili, ku buze detit u vendosën 81 karrige si homazh i heshtur. 

Ngjarja tragjike ndodhi më 28 mars 1997, kur një anije shqiptare me 115 persona në bord u përplas dhe u përmbys në kanalin e Otrantos gjatë një operacioni të forcave detare italiane. Si pasojë, humbën jetën 81 persona, mes tyre edhe fëmijë të moshave shumë të vogla, nga 3 muajsh deri në 69 vjeç.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)