Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Ky vendim i ka hapur rrugën uljes së tatimit mbi shitjen e banesave nga 15% që ishte aktualisht, në vetëm 5%.
Dekreti i kreut të shtetit dhe i publikuar nga institucioni, mban datën 6 janar 2026. Ligji synon t’u japë mundësi qytetarëve të rivlerësojnë pronat e tyre me kosto më të ulët fiskale, si dhe të përfitojnë nga një normë e reduktuar tatimi në rast të shitjes së pasurisë.
Kjo masë pritet të lehtësojë barrën financiare për pronarët dhe të ndikojë në formalizimin e tregut të pasurive të paluajtshme në vend.
Foto: Presidenca e Shqipërisë
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)