Kryeministri Rama, të qeshura dhe përqafime me Ivanka Trump pas kafes në Vlorë
Atmosferë miqësore pas përfundimit të darkës me vajzën e presidentit amerikan dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner. Investimi më i madh në historinë e Shqipërisë.
Takimi në qytetin e Vlorës me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner u zhvillua dhe përfundoi në një atmosferë mjaft miqësore. Këtë e konfirmuan edhe fotografitë pas kafes së konsumuar për afro një orë, ku kryeministri Edi Rama dhe vajza e presidentit amerikanë u shfaqën të buzëqeshur, teksa nuk munguan as përqafimet.
Foto: LSA
Pas takimit në një prej restoranteve të qytetit bregdetar, kryeministri Rama, Jared Kushner dhe Ivanka Trump udhëtuan në drejtim të Orikumit. Ata udhëtuan së bashku me një njëjtin automjet. Dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij po studiojnë investime të mundshme strategjike në bregdetin e Vlorës.
Foto: LSA
Pas projektit për ishullin e Sazanit, gjatë vizitës së tyre të zhvilluar këtë të mërkurë, ata panë edhe disa prej vendeve më piktoreske, në të cilat Jared Kushner mund të shfaqë interes për të realizuar ato që do të ishin investimet më të mëdha në historinë e Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)