Debati për dhomën, i riu plagos me thikë qiradhënësin

Një 53 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Vlorë, pas një debati me një të ri të cilit i kishte dhënë një dhomë me qira. I plagosuri ka shkuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

08.12.2025. 12:48

Debati për dhomën, i riu plagos me thikë qiradhënësin

Një 53 vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e së hënës në Vlorë, pas një debati që pati me një person, që degradoi deri në përdorimin e armës së ftohtë.

Mësohet se B.L. ka pasur një konflikt me shtetasin K.L. të cilit i kishte dhënë një dhomë me qira, i cili gjatë sherrit e ka goditur me thikë.

Fatmirësisht, 53-vjeçari ka marrë plagë sipërfaqësore dhe pas mjekimit në spital ka shkuar më pas në shtëpi.

Ndërkohë që autori i këtij krimi është ndaluar nga blutë e qytetit bregdetar dhe po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)