FNSH mësyn në Nikël, kontrolle në banesat e fisit Rraja, 6 të arrestuar
Forca të shumta policie kanë mësyrë mëngjesin e kësaj të mërkure në Krujë dhe Nikël, duke shoqëruar pjesëtarë të fisit Rraja.
12:48 108 ditë më parë10.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
SPAK ka goditur fisin Rraja në Nikël, ku në një operacion të realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Po ashtu policia ka sekuestruar armë, mbi 400 mijë euro dhe disa automjete.
Policia e Shtetit ka publikuar të dhëna dhe pamje nga operacioni i koduar “Rikthimi” që ka çuar në pranga 10 pjesëtarë të grupit kriminal me bazë në Krujë Nikël, ku tre prej anëtarëve janë pjesëtarë të fisit Rraja.
Grupi në fjalë rezulton nga hetimet e SPAK se ka trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani dhe të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale janë investuar në pasuri të paluajtshme.
Të arrestuar në aksionin e mëngjesit të sotëm janë shtetasit: Marvin Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Perparim Rraja, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja) dhe Zamir Alia. Sakaq në burg u është komunikuar masa e re e sigurisë shtetasve Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, të cilët janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.
Forca të shumta policie kanë mësyrë mëngjesin e kësaj të mërkure në Krujë dhe Nikël, duke shoqëruar pjesëtarë të fisit Rraja.
12:48 108 ditë më parë10.12.2025.
AutoriSipas uniformave blu operacioni është kryer me urdhër të Gjykatës së Posaçme, duke çuar në realizimin e 12 kontrolleve në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të të ndaluarve. Policia bën me dije se në këto ambiente janë sekuestruar mbi 400 mijë euro cash, automjete dhe armë.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.
Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 12 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)