Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zv/kryeministren dhe Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” për zv/kryeministren, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sakaq masa e pezullimit nga detyra nuk është shqyrtuar, duke e lënë rrjedhimisht në fuqi. Një vendim për këtë masë sigurie të dhënë nga Shkalla e Parë, do të jepet nga Apeli, pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese. NewsmaxBalkans mëson se prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko i kanë paraqitur togave të zeza prova të reja që rëndojnë pozitën penale të Ballukut.
Materialet me provat mbi dosjen hetimore ku e akuzuar është zv/kryeministrja Belinda Balluku kanë futur "në sherr" Partinë Demokratike dhe Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi pretendon se USB e dorëzuar nga SPAK ka materiale sekret hetimor ndaj do të ruhet në kasafortë deri në mbledhjen e së premtes.
Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në detyrë zv/kryeministren Belinda Balluku dhe me shumicë votash ka kaluar për shqyrtimin ankimimin e Këshillit të Ministrave për pezullimin nga detyra të saj nga Gjykata e Posaçme.
Ndërkohë, për dy vartësit e Ballukut, kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe kreun e Korporatës Elektro-Energjitike, Erald Elezi mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, edhe pse dyshja në fjalë kërkuan nga GJKKO vendosjen e një mase më të butë, me argumentin se pengohen të ushtrojnë funksionet e tyre.
Ditën e nesërme Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur në Kuvend nga SPAK për heqjen e imuntetit të Belinda Ballukut, çka i hap rrugën arrestimit të zv/kryeministres.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)