Grushta ndaj drejtorit të IMT-së dhe dy policëve, arrestohen tre persona në Vlorë
Policia e Vlorës përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ka vënë në pranga tre persona, si të akuzuar për dhunë e ushtruar ndaj efektivëve të policisë, në incidentin e ndodhur dje gjatë një aksioni të IMT-së për lirimin e hapësirave publike në qytetin bregdetar.
Policia e Vlorës përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ka vënë në pranga tre persona, si të akuzuar për dhunë e ushtruar ndaj efektivëve të policisë, në incidentin e ndodhur dje gjatë një aksioni të IMT-së për lirimin e hapësirave publike në qytetin bregdetar.
Irfan Dalipaj (58 vjeç), Drisild Dalipaj (27 vjeç) dhe Ilfabio Dalipaj (23 vjeç), të tre banues në Vlorë akuzohen se kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e IMT-së në Bashkinë Vlorë teksa ai ndodhej në detyrë, dhe më pas kanë goditur edhe efektivë të policisë që shkuan në vendngjarje për të ndalur konfliktin.
Ka degraduar në dhunë faza e radhës e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. 4 persona refuzonin të hiqnin tendat dhe janë përballur fizikisht me inspektorët e IMT dhe policinë.
Incidenti që agravoi në përplasje fizike ka ndodhur në zonën e rrethrrotullimit të Nartës, ku tre të arrestuarit ata ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos. Teksa konflikti agravaoi një prej punonjësve të policisë që shkuan në vendngjarje për të neutralizuar personat e dhunshëm, ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, për t’i zmbrapsur ata, por pa shkaktuar pasoja.
Policia e Vlorës po ashtu sqaron se dy efektivë, pjesë e trupës së saj aktualisht ndodhen të shtruar në spital, ku po trajtohen me ndihmë mjekësore dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)