Një aksident është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec, ku një automjet ka goditur një person që po lëvizte me biçikletë, duke shkaktuar plagosjen e tij.
Menjëherë pas aksidentit, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Po merren dëshmi nga drejtuesi i mjetit dhe nga persona që ndodheshin pranë zonës në momentin e përplasjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)