Tjetër aksident tragjik, 2 të vdekur në Lezhë-Shkodër
Një tjetër ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku dyshohet se 2 persona kanë humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lezhë-Mabë, pranë fshatit Gocaj, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, kur automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe ai me drejtues P. F. u përplasën. Si pasojë, kanë humbur jetën bashkëshortët P. F., rreth 53 vjeç, dhe E. F., rreth 45 vjeç, të cilët ndodheshin në të njëjtin automjet.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për nxjerrjen e trupave nga automjeti, ndërsa tre pasagjerë të tjerë u dërguan në spital. Mes tyre janë bashkëshortja e shtetasit F. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë - Gjirokastër, ku kanë mbetur të vdekur tre persona. Ngjarja është në hetim nga policia.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik. Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes dhe çdo faktor tjetër që mund të ketë ndikuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)