I mituri nga Hasi që u largua nga shtëpia një ditë më parë duke marrë makinë e të atit është lokalizuar dhe ndaluar në Mitrovicë të Kosovës.
Ishte vetë familja që publikoi të dhënat e mjetit në rrjetet sociale, ku u shprehën se mjeti është parë në autostradën Pejë-Prishtinë, duke kërkuar dhe ndihmën e autoriteteve të Kosovës, pasi djali nuk ka marrë me vete as mjet identifikimi çfarë ka shtuar shqetësimin e familjarëve.
Prindërit e tij bën kallëzim në polici, pasi i mituri kishte marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar.
"Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa. U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës", ben te ditur policia.
Një 14-vjeçar është larguar nga shtëpia e tij prej ditës së hënë. Prindërit kanë bërë kallëzim në polici, pasi i mituri kishte marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)