Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq në vend
Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq në vend. Një 54 vjeçar në Durrës u gjet në një kanal, ku dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë.
12:08 79 ditë më parë08.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Bashkia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka reaguar në lidhje me vdekjen e punonjësit të Ndërmarrjes Komunale në zonën e Plazhit, Astrit Hysenaj, i cili u gjet i pajetë nga polumbarët në një kanal me ujë, në zonën e Plepave.
Bashkia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka reaguar në lidhje me vdekjen e punonjësit të Ndërmarrjes Komunale në zonën e Plazhit, Astrit Hysenaj, i cili u gjet i pajetë nga polumbarët në një kanal me ujë.
54-vjeçari, i cili rezultonte i zhdukur dyshohet se humbi jetës për shkak të motit të keq.
Bashkia e Durrësit sqaron se Hysenaj “më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punë”.
Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq në vend. Një 54 vjeçar në Durrës u gjet në një kanal, ku dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë.
12:08 79 ditë më parë08.01.2026.
Autori“Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit”, bëhet me dije më tej.
Pas denoncimit nga familja, policia e Durrësit kishte nisur punën për gjetjen e 54-vjeçarit. Trupi i pajetë i tij u lokalizua mesditën e sotme në një kanal në zonën e ish-Repartit Ushtarak në Plepa dhe dyshohet se Hysenaj është marrë nga rrjedha e ujit.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 12 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)