Arratisja e Altin Ndocit “shkrin” burgun e Durrësit, 10 të pezulluar, mes tyre dhe drejtori
Arratisja nga spitali e Altin Ndocit ka çuar në pezullimin e zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
16:00 74 ditë më parë13.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit duket se ka qenë e mirëplanifikuar, pasi ai është pritur nga një automjet "Audi A7" dhe më pas është larguar drejt Kavajës. Dy policët që e shoqëruan për kryerjen e kontrollit mjekësor janë shoqëruar nga forcat e rendit.
Dyshohet se është Kavaja qyteti drejt së cilës është larguar Altin Ndoci, i dënuari i cili u arratis këtë të martë nga reparti infektiv i spitalit të Durrësit. Mësohet se Ndoci është pritur nga një automjet tip “Audi A7” me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA700RS në ambientet e jashtme të spitalit, e cila më pas është larguar në drejtim të Spitallës dhe ka humbur gjurmët në zonën e Kavajës.
Forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e Ndocit dhe postblloqe janë ngritur në hyrjet dhe daljet e qyttit të Kavajës, por edhe në Durrës e Tiranë. Bëhet me dije se po kryhen kontrolle në disa pika strategjike në këto tre qytete, ndërsa vëmendje e shtuar e efektivëve është kërkuar për të evidentuar automjetet që përputhen me përshkrimet e dyshuara të përdorura gjatë arratisjes.
Altin Ndoci ishte paraqitur në Spitalin e Durrësit për të kryer një kontroll pasi kishte pasur probleme shëndetësore dhe shoqërohej nga 5 policë. NewsmaxBalkans mëson se njëri prej efektivëve drejtonte automjetin e Drejtorisë së Burgjeve, dy të tjerë qëndruan për të pritur në furgon dhe vetëm dy kryen shoqërimin e të burgosurit në ambientet e spitalit.
Sakaq, Ndoci ka kërkuar që të shkojë në tualet pasi është futur në dhomë dhe sapo ka dalë prej aty e ka goditur efektivin që po e ruante duke ia mbathur me shpejtësi.
Arratisja nga spitali e Altin Ndocit ka çuar në pezullimin e zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
16:00 74 ditë më parë13.01.2026.
Autori
Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit këtë të martë nga spitali i Durrësit. Ai akuzohet si pjesëmarrës në një seri ngjarjesh të rënda, ndërsa ishte transferuar në spital për kontrolle mjekësore.
14:37 74 ditë më parë13.01.2026.
Autori
Altin Ndoci, i akuzuar për vrasjen e 4 personave dhe i arrestuar nga SPAK, është arratisur nga spitali infektiv i Durrësit këtë të martë.
13:36 74 ditë më parë13.01.2026.
AutoriNdërkohë në fotot që po qarkullojnë shihet Ndoci, i cili mban veshur tuta dhe një xhup të zi, duke u larguar me vrap, ndërsa një efektiv policie shihet duke e ndjekur nga pas me armë në dorë. Polici i Burgjeve mësohet se ka qëlluar një herë në ajër me pistoletën e shërbimit gjatë tentativës për të ndalur arratisjen e Ndocit.
Po ashtu mësohet se janë shoqëruar nga forcat e rendit dy policët e Drejtorisë së Burgjeve që kryen shoqërimin dhe mbikëqyrjen e Ndocit brenda amienteve të spitalit.
Duket se Altin Ndoci e kishte mirëmenduar planin për tu arratisur nga spitali i Durrësit. Ai cilësohet si një personash i rrezikshëm dhe ishte vënë në pranga me urdhër të SPAK gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 2 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 3 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)