Aksident i trefishtë në Elbasan, tre të plagosur

Një aksident i trefishtë është shënuar në aksin rrugor Cërrik- Elbasan, ku janë plagosur tre persona.

14.01.2026. 12:28

Aksident i trefishtë në Elbasan, tre të plagosur

Një aksident i trefishtë është shënuar në aksin rrugor Cërrik- Elbasan, ku janë plagosur tre persona.

"Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)