Vrasja në aksin Mamurras-Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit, i dehur goditi me çekiç viktimën
Andi Vokri, 28-vjeçari që i mori jetën Petrit Ndout pas një konflikti që nisi për fërkimin e makinave në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, ka mohuar se është autor i vrasjes, duke deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur vetëm një debat verbal.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, ku humbi jetën 57-vjeçari Petrit Ndou.
I dyshuari për ngjarjen, 28-vjeçari Andi Vokri, është marrë në pyetje nga policia për të sqaruar dinamikën e konfliktit. Ai ka mohuar se është autor i vrasjes, duke deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur vetëm një debat verbal për shkak të fërkimit të makinave.
Sipas burimeve policore, Vokri ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe në automjet ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Pas fërkimit të mjeteve, palët fillimisht janë larguar, por më pas janë kthyer sërish, çka ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit.
Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri që nisi si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë. Policia bën me dije se për ngjarjen ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar.
Dëshmitare okulare në vendngjarje ka qenë edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ka rrëfyer para hetuesve se Ndou është goditur për vdekje me çekiç nga i riu. Edhe personat e tjerë që ndodheshin në makinën e të dyshuarit kanë deklaruar se janë përpjekur ta ndalojnë 28-vjeçarin, por pa sukses, pasi ai është larguar me çekiçin në dorë.
Sipas hetimeve paraprake, Petrit Ndou është goditur një herë në kokë me çekiç, goditje që ka rezultuar fatale. Policia ka sekuestruar çekiçin, i cili dyshohet se është përdorur si mjet i krimit.
Ndërkohë, 28-vjeçari ka deklaruar në komisariat se nuk ka pasur qëllim ta vrasë viktimën dhe vijon të mohojë autorësinë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vijojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)