Zbulohet një skemë për futjen e drogës në Burgun e Elbasanit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje finalizoi një operacion të rëndësishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan, ku mes tre të arrestuarve është edhe një polic.
Hetimi i zhvilluar për disa muaj nën drejtimin e Prokurorisë, vërtetoi përfshirjen e një gardiani, i cili ka shfrytëzuar detyrën e tij për futjen e lëndëve narkotike në ambientet e burgut. Mes të arrestuarve është edhe shtetasi me inicialet G. S., i cili është i paraburgosur dhe familjarja e tij me inicialet E. K.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke shfrytëzuar lidhjet që kishin, kanë futur drogën në ambientet e burgut, në shkelje të ligjit dhe të rregullave të sigurisë penitenciare. Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)