“Ndaluam të rregullonim gomën”, vrasja e Petrit Ndout, autori i dyshuar mohon të ketë pasur çekiç
Gjykata Penale e Tiranës këtë të premte caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e Petrit Ndout. Autori i dyshuar Andis Vokrri, dhe dy të akuzuarit për "moskallëzim krimi", Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula, kanë mohuar përfshirjen në ngjarje.
Autori i dyshuar i vrasjes me çekiç të Petrit Ndout në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, do të vijojë të mbetet pas hekurave, ashtu si edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.
Gjykata Penale e Tiranës këtë të premte caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit, Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula, edhe pse ata kanë mohuar përfshirjen në ngjarje.
I dyshuari Andis Vokrri ka pranuar se ka patur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun për shkak të fërkimit të makinave të tyre, por ka mohuar që t’i ketë marrë jetën duke e goditur me çekiç, duke thënë se nuk e ka pasur një të tillë me vete natën që ndodhi ngjarja.
Andi Vokri, 28-vjeçari që i mori jetën Petrit Ndout pas një konflikti që nisi për fërkimin e makinave në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, ka mohuar se është autor i vrasjes, duke deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur vetëm një debat verbal.
Sakaq, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula akuzohen për "moskallëzim krimi". Para togave të zeza ata kanë konfirmuar se janë larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe se e kanë bërë për shkak të frikës.
Sipas dëshmisë së tyre, në vendin ku humbi jetën 57-vjeçari Ndou, ata kishin ndaluar për të rregulluar një problem me gomën e makinës.
Çfarë ndodhi në aksin Mamurras-Fushë Krujë?
Një konflikt i çastit për motive të dobëta u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, ku 57-vjeçari Petrit Ndou humbi jetën pasi u godit me send të fortë.
I dyshuari për ngjarjen, 28-vjeçari Andis Vokrri, është marrë në pyetje nga policia për të sqaruar dinamikën e konfliktit. Ai ka mohuar se është autor i vrasjes, duke deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur vetëm një debat verbal për shkak të fërkimit të makinave.
Sipas burimeve policore, Vokri ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe në automjet ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Pas fërkimit të mjeteve, palët fillimisht janë larguar, por më pas janë kthyer sërish, çka ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit.
Dëshmitare okulare në vendngjarje ka qenë edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ka rrëfyer para hetuesve se Ndou është goditur për vdekje me çekiç nga i riu. Edhe personat e tjerë që ndodheshin në makinën e të dyshuarit kanë deklaruar se janë përpjekur ta ndalojnë 28-vjeçarin, por pa sukses, pasi ai është larguar me çekiçin në dorë.
Sipas hetimeve paraprake, Petrit Ndou është goditur një herë në kokë me çekiç, goditje që ka rezultuar fatale. Policia ka sekuestruar çekiçin, i cili dyshohet se është përdorur si mjet i krimit.
Ndërkohë, 28-vjeçari ka deklaruar në komisariat se nuk ka pasur qëllim ta vrasë viktimën dhe vijon të mohojë autorësinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)