Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali, vihen në pranga 9 persona

Një tjetër goditje ndaj trafikut të lëndëve narkotike është realizuar nga autoritetet italiane, duke çuar në arrestimin e nëntë personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal.

23.01.2026. 17:26

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali, vihen në pranga 9 persona

Një tjetër goditje ndaj trafikut të lëndëve narkotike është realizuar nga autoritetet italiane, duke çuar në arrestimin e nëntë personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal. Operacioni është rezultat i një hetimi të thelluar që ka zgjatur rreth një vit.

Sipas mediave italiane, grupi kishte krijuar një linjë të qëndrueshme furnizimi me drogë, e cila lidhte Shqipërinë me qytetin e Foggias në Itali. Në qendër të kësaj skeme dyshohet të ketë qenë një shtetas shqiptar, i cili shërbente si pikë kyçe për sigurimin e lëndëve narkotike. Blerjet realizoheshin përmes ndërmjetësimit të shqiptarëve të tjerë, rezidentë në veri të Italisë, të cilët lehtësonin kontaktet dhe shpërndarjen.

Të arrestuarit pritet të përballen me akuza të rënda për bashkëpunim në trafikun e drogës dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa autoritetet italiane theksojnë se hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)