I vodhi makinën një qytetareje, arrestohet autori në Vlorë

Policia e Vlorës arrestoi një 45-vjeçar që vodhi një automjet gjatë natës, duke e identifikuar dhe kapur brenda pak kohe, ndërsa mjeti i vjedhur u gjet dhe iu kthye pronares.

25.01.2026. 12:46

I vodhi makinën një qytetareje, arrestohet autori në Vlorë

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet gjatë orëve të natës. Falë reagimit të shpejtë të uniformave blu, autori u identifikua dhe u vu në pranga brenda një kohe të shkurtër, ndërsa mjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua.

Ngjarja u denoncua nga pronarja e automjetit, e cila njoftoi policinë se gjatë natës i ishte vjedhur mjeti. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë nisën kërkimet për autorin.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionit të koduar “Reagimi”, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë shtetasin S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si autor i vjedhjes.

Gjatë operacionit u bë e mundur edhe gjetja e automjetit të vjedhur, i cili iu kthye pronarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)