Digjet banesa në Selenicë, ndërron jetë i moshuari, u asfiksua nga tymi

Flakët që kanë përfshirë pas mesnate një banesë në Selenicë kanë bërë që një 85-vjeçar të ndërrojë jetë, si pasojë e asfiksisë.

26.01.2026. 13:00

Digjet banesa në Selenicë, ndërron jetë i moshuari, u asfiksua nga tymi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, e cila është përfshirë nga flakët.

“Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, bashkia Selenicë, është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët shtetasi K. A., 85 vjeç”, njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 85-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental që ka rënë në banesë.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)