Digjet banesa në Lushnje, asfiksohet e mitura

Një vajzë e mitur është asfiksuar si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e saj në qytetin e Lushnjes.

26.01.2026. 21:43

Digjet banesa në Lushnje, asfiksohet e mitura

Një vajzë e mitur ka mbetur e asfiksuar në Lushnje, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj mbrëmjen e së hënës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Loni Dhamo”, ku zjarri që ra në banesë për motive ende të paqarta e shkrumboi totalisht atë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, flakët u përhapën me shpejtësi dhe kanë rrezikuar dhe banesat ngjitur, por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që zjarri të vihet në kontroll në një kohë të shkurtër.

Vajza e asfiksuar nga tymi është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë se bashku me zjarrfikësit për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të zjarrit në banesë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)