Makina ra në liqen në Vaun e Dejës, arrestohet në spital shoferi

Policia e Shkodrës ka arrestuar në spital drejtuesin e mjetit që ra ditën e djeshme në liqenin e Spatharës në Vaun e Dejës.

29.01.2026. 10:38

Makina ra në liqen në Vaun e Dejës, arrestohet në spital shoferi

Policia e Shkodrës ka arrestuar në spital drejtuesin e mjetit që ra ditën e djeshme në liqenin e Spatharës në Vaun e Dejës. 

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.   

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traum

ës. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)